Laçi merr fitoren e radhës në miqësore, Kukësi e nis fazën përgatitore me humbje

Laçi ka arritur të marrë edhe fitoren e dytë radhazi në miqësore, duke mundur Kukësin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e luajtur në Librazhd. Kurbinasit pasi mundën pak ditë më parë Teutën në një miqësore, këtë radhë kanë likuiduar edhe verilindorët që e nisën takimin me formacionin më të mirë, ndërkohë që Laçi aktivizoi jo pak të rinj.

Në ndeshjen që u lujt në Librazhd, trajneri Gjoka nuk ka preferuar që të bëjë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kampionatit me Maliqin që rikthehet si titullar ndërkohë që vendin e Uilliam Kordeiros e ka zënë Valon Et’hemi. Lojtarët e afruar së fundmi te Kukësi janë në stol për këtë ndeshje, ku si Musta, ashtu edhe Marko Van Basten Cema e Kitanovski.

Nga ana tjetër, Selmani është lënë pushim ndërkohë që nga minuta e parë luante Sali si edhe afrimet e verës si Ignjatoviç apo sulmuesi nigerian Nuambueze. Trajneri Starova i ka besuar një formacioni me të rinj duke aktivizuar edhe Berishën e Zaimajn. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Kukësi-Laçi 0-2

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Teqja, Cuculi, Rumbullaku, Musolli, Limaj, Rroca, Çyrbja, Et’hemi, Shkurtaj.
Trajner. Ernest Gjoka

Laçi: Sali, Gjoni, Ignjatovic, Fangaj, Domgjoni, Jonuzi, Teko, Zaimaj Berisha, Xhixha, Nuambueze.
Trajner. Sulejman Starova.