Laçi bën afrimin e parë, zyrtarizon sulmuesin nigerian që ka spikatur në Maqedoni

Laçi nuk ka vetëm dalje, por ka bërë edhe afrimin e parë në merkato për sezonin e ardhshëm që duket se për bardhezinjtë ka gjasa që të nisë me pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Pavarësisht se kurbinasit u renditën në vendin e 6-të, për shkak të mos licencimit të Flamurtarit dhe dënimit të Skënderbeut nga UEFA, bardhezinjtë mund të marrin pjesë në Europë.

Gjithçka do të vendoset nga vendimi i KAS-it, për skuadrën korçare. Gjithsesi në kampin kurbinas duken optimist, teksa kanë zyrtarizuar goditjen e parë në merkato.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Dritës së Gjilanit, Kirian Çinazorm Nuabueze. Nëpërmjet një njoftimi në “Instagram”, klubi i Laçit, njoftoi se sulmuesi ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe bëhet fjalë për një lojtar që e njeh golin dhe me potencial në majën e sulmit.

Drejtuesit bardhezinj bëjnë me dije se në ditët në vijim do të ketë surpriza të tjera për sa i përket merkatos 26-vjeçari në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e skuadrës maqedonase të Pobedas, teksa në merkaton e janarit, iu bashkua Dritës, ku shënoi 7 gola.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories