Kushton shumë shtrenjtë, ish-skuadra heq dorë nga Mërgim Mavraj

E ardhmja e Mërgim Mavrajt mund të vazhdojë të mbetet në kategorinë e tretë gjermane, në radhët e Ingolshtad. Edhe pse kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të dëshironte të ishte pjesë e një projekti më ambicioz dhe të kërkonte një skuadër më të fortë, me sa duket 33-vjeçari do të jetë i detyruar të respektojë marrveshjen që shkroi në janar.

Ajo nuk parashikon largimin në rast rënie nga kategoria dhe te Ingolshtad, i rënë nga Bundesliga 2, kanë vendosur të mbajnë Mavrajn edhe për sezonin tjetër. E vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës ata do të lënë mbrojtësin të largohet, është nëse dikush paguan kartonin e tij. Bëhet fjalë për një shifër prej 350 mijë eurosh të cilën klubet e Bundesligës 2 nuk duan ta paguajnë për një futbollist 33-vjeçar, shumë të cilën klubi ia pagoi Aris në janar.

Kjo ka bërë që të tërhiqet Grojter Fyrth, pavarësisht dëshirës për të kthyer në ekip futbollistin që kishte luajtur atje 3 sezone. Mavrajt i është bërë e qartë që nuk do të paguhet kjo shifër e lartë. Ndaj mbrojtësi me sa duket në ditët e para të korrikut, do të jetë i detyruar të paraqitet në stërvitje me Ingolshtad, për të vazhduar karrierën e tij me këtë klub, për sa kohë që nuk ka alternativa të tjera. /vipsport.al/