Kukësit i duhen edhe dy përforcime, Nexhipi kërkon të eliminojë Debrecenin!

Në një prononcim për “Rtshsport”, drejtori sportiv i kuksianëve, Nderim Nexhipi ka pohuar: “Jemi në bisedime me disa lojtarë, do të vijnë edhe dy para ndeshjeve të Europës. Po spekulohet shumë për emra, por nuk mund të zbuloj gjë. Sa më shpejt t’i marrim përforcimet, aq më mirë do jetë. Edhe trajnerit Gjoka i duhen edhe dy lojtarë”, – tha Nexhipi fillimisht.

Mërgim Mavraj është një emër i dalë në skenë për te Kukësi, por qendërmbrojtësi ka qenë i prerë për të vijuar karrierën diku tjetër. Nexhipi lidhur me këtë shton se: “Kemi folur me Mërgimin, është fakt. Ai ka kontratë në Gjermani dhe nuk e sheh si mundësi të vijë në Superiore tani”.

Nexhipi në të shkuarën ka provuar që të përballet në fushë me Debrecenin. Tanimë ai dëshiron t’i eliminojë me Kukësin dhe në një pozicion tjetër. Në klubin verilindor të gjithë dëshirojnë të bëjnë tej dhe të luajnë më pas në turin tjetër kundër Romës. “Debrecenin e kam eliminuar si lojtar para 10 vitesh, shpresoj ta bëjmë edhe tani”, –  përfundon Nderim Nexhipi që e sheh në çdos eancë stërvitore duke iu gjendur afër stafit teknik.

E.S./Vipsport.al/