Kukësi sqaron të ardhmen e blerjes më të bujshme: Rikthehet në fundjavë

Në merkaton e janarit, blerja më e bujshme e Kukësit padyshim që ishte afrimi i Valdet Ramës. Ish-mesfushori i Kombëtares arriti të kthehet në protagonist te Kukësi dhe me paraqitjet e tij me fanellën e verilindorëve, zuri një pjesë të rëndësishme në skuadër.

Në stërvitjen e parë të Kukësit, Rama nuk ishte i pranishëm duke bërë që të spekulohet në lidhje me një largim të mundshëm tijin. Megjithatë, lubi verilindor ka dalë sot në një komunikatë për shtyp duke hedhur poshtë zërat për një largim dhe duke dhënë garanci për Ramën.

“Duke iu referuar spekulimeve të medias, për largimin e Valdet Ramës nga skuadra jonë, njoftojmë tifozët dhe të gjithë opinionin sportiv, se mesfushori është në kontratë me FK Kukësin dhe do i bashkohet ekipit në fundjavë për të zhvilluar fazën përgatitore”, shkruhej në postimin e klubit verilindor. /Erjon Allaraj-VipSport.al/