Kukësi prezanton përforcimin e radhës, verilindorët zyrtarizojnë mbrojtësin Lulaj

Kukësi ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e radhës në merkato, teksa klubi verilindor ka prezantuar mbrojtësin Bruno Lulaj. Lulaj ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me nënkampionët e Shqipërisë, teksa vjen si një përforcim nga radhët e Skënderbet. 24-vjeçari është rritur shumë në sezonin e fundit duke u aktivizuar rregullisht me korçarët, duke fituar interesin e Kukësit.

Njoftimin për marrëveshjen me Lulaj, e ka bërë vetë klubi verilindor nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook. Ky është afrimi i katërt në radhët e Kukësit, pas portierit Ilir Avdyli, mesfushorit Musta, dhe sulmuesit Marko Van Basten Çema.