Kukësi mendon për goditjen e bujshme, synon ish-mesfushorin e Skënderbeut

Kukësi ka nisur të mendojë për merkaton e verës prej ditësh dhe ka zyrtarizuar deri më tani portieri Ilir Avdyli dhe Emiliano Mustën që do të bashkohen me verilindorët sapo të grumbullohen për ndeshjet e Europës. Megjithatë, verilindorët synojnë që të ndërtojnë një skuadër kompetitive për në kampionat dhe jo vetëm.

Mediat lokale në vend raportojnë se Kukësi ka si synim të rikthejë në Superiore mesfushorin Enis Gavazaj që e mbylli sezonin me Dinamo Minskun. Gavazaj e njeh mirë futbollin në Shqipëri duke qenë se ka luajtur me fanellën e Skënderbeut para se të transferohej në kampionatin rus, aty ku nuk arriti të linte gjurmë.

Sakaq, raportohet se në drejtim të Gavazaj mund të mbërrijë një kontratë dyvjeçare dhe ditët në vijim të ketë të tjera zhvillimepasi një rikthim në Shqipëri, do t’i jepte më shumë mundësi për minuta dhe për të synuar të largohet sërish. /VipSport.al/