Kukësi me sy e veshë nga UEFA, Milani mund “t’i heqë qafe” Romën

Kukësi ka njohur sot kundërshtarin që mund të kenë në turin e dytë të Ligës së Europës dhe nëse verilindorët arrijnë të kualifikohen ndaj Debrecenit, do të përballen me Romën. Megjithatë, ky nuk është një verdikt përfundimtar pasi deri në ditën e ndeshjes mund të ketë ndryshime.

Milani është nën hetim nga UEFA dhe vetë klubi kuqezi ka kërkuar ditën e djeshme që të përjashtohet nga Liga e Europës këtë sezon në mënyrë që të shmangë sanksione të tjera dhe të ketë mundësi të shlyejë borxhet. Kjo mund të bëj që Roma të sigurojë një kualifikim automatik për në Europë duke zënë vendin e Milanit dhe duke u kualifikuar për në grupe.

Sakaq, vendin e Romës në Europë pritet ta zërë Torino e cila e mbylli kampionatin këtë sezon në vendin e shtatë. Natyrisht, edhe Torino duket një kundërshtar i pakalueshëm për Kukësin megjithatë mund të rrisë shanset e tyre sado pak. /Erjon Allaraj-VipSport.al/