Kukësi drejt rikthimit të qendërmbrojtësit me eksperiencë që ka luajtur edhe për Partizanin

Kukësi duket se po synon në merkato jo vetëm emra të bujshëm, por edhe lojtarë që janë të perspektivës. Kështu, kuksianët duket se e kanë në planet e tyre edhe mbrojtësin shtatlartë Harallamb Qaqi, i cili ishte pjesë e skuadrës verilindore edhe në sezonin e shkuar.

Më pas ai u përfshi në klauzolën për marrjen e Olsi Teqjes nga Kamza. Teqja u bë pjesë e kuksianeve ndërsa Qaqi përfundoi në Kamzë. Mbrojtësi luajti si titullarë dhe tregoi shenja të mira te kamzalinjtë.

Qaqi ka qenë më parë pjesë e Shpresave U-21, te Partizani, dy sezone si titullar me Laçin e më pas nga një fazë në Kukës e Kamzë. Kjo verë me shumë gjasa pritet që ta gjejë sërish në Supeiore mbrojtësin që është larguar me pushim pranë familjes në Greqi, i cili sipas të gjitha gjasave do të rikthehet te kuksianet.

E.S./Vipsport.al/