Kros i ka idetë e qarta, mesfushori zbulon moshën ideal për t’u tërhequr nga futbolli

Toni Kros ishte në dyshim para përfundimit të këtij sezoni nëse do të vazhdonte të ishte pjesë e Real Madrid. Mirëpo, mesfushori ka vlerësimin e trajnerit Zidan dhe tashmë ka hequr të gjitha dyshimet për një largim nga madrilenët teksa ka rinovuar kontratën dhe për 4 vitet në vazhdim do të vazhdojë të jetë i lidhur me ‘Los Blancos’.

Ndërkaq, së fundmi, Kros ka folur edhe për atë që ai e sheh si moshën ideale për t’u tërhequr nga futbolli. Për gjermanin idealja do të ishte të tërhiqej në moshën 33-vjeçare. Aktualisht Kros është 29-vjeç dhe në përfundim të kontratës me Realin mund të vendosë për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur. “ Zgjatja e kontratës ishte një zgjedhje e të dyja palëve.

Mosha 33-vjeçare do të ishte e duhur për t’u tërhequr. Atëherë do të kem mundësin të zgjedhë nëse do të dua të bëj diçka pas të gjithave”, tha Kros. Ndërkohë, Kros ka hequr si mundësi që në të ardhmen të transferohet në Shtetet e Bashkuara, Kinë apo Katar si shumë kolegë të tij.

/Egi Çabeli-VipSport.al/