Kriza te Iliria, sulmuesi kryesor bëhet gati për lëvizjen e radhës

Albi Xhabrahimi, sulmuesi shtatlartë i skuadrës së Ilirisë e ka përfunduar kontratën dhe tashmë synon që të jetë pjesë e një skuadre me pretendime në të Parëm, por edhe në Superiore. Në sezonin që sapo u mbyll ndonëse rikthehej nga një dëmtim i gjatë, 22-vjeçari ka realizuar 4 gola, ndërkohë që një vit më parë shënoi 8 gola.

Në një prononcim për “Vipsport.al”, shtatlarti Xhabrahimi ka theksuar: “Tashmë jam më i pjekut profesionalisht. Unë nuk kam më kontratë me Ilirinë. Dua një ekip tjetër ku të vijojë karrierën, që të jetë pretendentë në Kategorinë e Parë apo dhe në Superiore”.

Lidhur me ofertat, sulmuesi shtoi: “Kam oferta nga Kategoria e Parë, por është ende herët për të vendosur, nuk dua që të nxitohem pasi karriera ime është në një moment kulminant. Dua që ta shfrytëzoj këtë moment, tashmë jam në një moment mjaft të mirë”, – tha sulmuesi që ka qenë edhe shënuesi kryesor te Iliria në dy sezonet e fundit.

E.S./Vipsport.al/