Kosovë U21-Turqi U21/ Kosova merr hak për Shqipërinë, mposht Turqinë (VIDEO)

Pas fitores së arritur me rezultatin e thellë 0-4 pak ditë më parë ndaj Andorrës, Kosova U21 ka marrë sot një tjetër fitore. “Dardanët” luajtën përballë Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, kundërshtar ndaj të cilit kuqezinjtë arritën të barazonin 2-2 pak ditë më parë në transfertë.

Kosova arriti të merrte një fitore me shumë vlera në grupin 3, për kualifikueset në europian, teksa mposhtën turqinë me rezultatin 3-1. Fillimisht ishte Xhemajli, i cili hapi llogaritë e takimit me golin në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë, në të dytën, turqia barazoi, por Dardanët gjetën avantazhin me Dakun, ndërsa në fund pati vend edhe për golin e Kastratit.

Pas kësaj ndeshje,të besuarit e Prekazit, kanë marrë kryesimin e grupit, duke lënë pas pikërisht turqinë, ndërkohë që në grup është pjesë edhe Anglia, Austria e Andorra.

/VipSport.al/

Kosovë-Turqi 2-1
Shënues: 45+2’Xhemajli, 72’Daku, 89′ Kastrati/ 46’Dervishoglu

Kosova: Smakiqi, Kastrati, Hajrizi, Xhemajli, Kolgeci, Mema, Gashi, Abedini, Muja, Kastrati, Daku.
Trajner. Rafet Prekazi.

Turqia: Bajindir, Saglam, Turkmen, Muldur, Dursun, Ozxhan, Oktai, Kiprit, Dervishoglu, Sinik, Juksel.
Trajner. Vedat Incefe