Konte nuk ka kohë për të humbur, përcakton afatin e fundit për Lukakun

Interi ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm dhe është në bisedime me disa futbollistë ku synon që të ndërtojë një skuadër për të rivalizuar me Juventusin për titullin kampion. Duke parë se Ikardi nuk ka të ardhme në Milano, zikaltërit kanë nisur të mendojnë për alternativën Lukaku.

Mediat italiane raportojnë se trajneri Konte i ka kërkuar drejtuesve që të përshpejtojnë negociatat me Lukakun dhe ta sjellin në “San Siro” deri në datën 7 korrik, datë në të cilën Interi do të nisë edhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Pikërisht në datën 7 korrik, Interi do të nisë sezonin e ri ku edhe pritet që të vijnë largimet e para apo edhe afrimet e reja të merkatos për të formuar grupin që Konte do. Mançester Junajtid po pret për një ofertë që mund të shkojë në 85 milionë euro, shumë kjo që nuk është ofruar deri më tani nga askush ndërkohë që Interi shpreson ta marrë për 60 milionë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/