Konte merr ‘bekimin’ edhe të një prej heronjve të tripletës: Me atë do të jetë një Inter më i mirë

Antonio Konte ka pushtuar botën e Interit. Tekniku pas një periudhë pa pasur angazhime, vendosi të kthehej në detyrë duke pranuar stolin e zikaltërve. Një zgjedhje e cila nuk kaloi pa polemika duke pasur parasysh të shkuarën e tij me Juventusin, si lojtar dhe trajner.

Megjithatë, pavarësisht mospëlqimeve, tashmë është fakt se Konte do të udhëheqë Interin në sezonin e ardhshëm, ndërsa së fundmi trajneri ka marrë ‘bekimin’ edhe të një prej heronjve të tripletës së Interit në 2010, Samuel Eto. Sulmuesi është shprehur se me Konten shpreson të shohë një Inter më të mirë. “

Një trajner duhet të kërkojë mundësitë më të mira që i paraqiten dhe kjo është ajo çfarë ka ndodhur edhe me Konten. Sipas mendimit tim, mund të bëhesh edhe trajner i një skuadre rivale ndaj së cilës ke luajtur kundër. Me Konten shpresoj të shikoj një Inter më të mirë. Gjithmonë forca Inter”, u shpreh Eto.

/Egi Çabeli-VipSport.al/