Konkurrenca për Muriqin, nga Turqia të sigurt se sulmuesi e ka vendosur ku do transferohet

Vedat Muriqi ka zhvilluar një kampionat spektakolar këtë sezon me fanellën e Rizesporit në kampionatin turk. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, ishte njeriu që udhëhoqi skuadrën në repartin e avancuar teksa falë 17 golave të realizuar, e mbylli superligën turke si golashënuesi i dytë më i mirë. Ndërkaq, paraqitjes së tij i shtoi edhe 8 asiste.

Ndërkohë, në adresë të Muriqit kanë mbërritur plot oferta dhe futbollisti do të largohet për t’u rritur edhe më shumë në karrierë. Por siç raportohet nga mediet turke, pavarësisht interesimit të Betisit në kampionatin spanjoll apo tuluzës në kampionatin francez, Muriqi ka vendosur të qëndrojë në Turqi, ku ndihet plotësisht i përshtatur, teksa ka oferta nga dy klubet gjigante si Fenerbahçe dhe Gallatasaraj.

Në fakt, 25-vjeçari dukej sikur e kishte mbyllur marrëveshjen me Fenerbahçen, por ndërhyrja e kampionëve të Gallatasarajit duken se ka ndryshuar mendimin e sulmuesit. Dhe nga Turqia, bëhet e ditur se Muriqi do të zgjedhë Gallatasarajin, teksa do të ketë mundësin për t’u aktivizuar edhe në Europë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/