Klubi sqaron situatën me trajnerin, në Fier beteja për Superioren nis me Stojkun në stol

Ditët e fundit është folur për një largim të trajnerit të Apolonisë, Gentian Stojku, madje ka qenë edhe ky i fundit i cili ka konfirmuar ofertat që ka pasur në adresën e vet. Ndërkohë që “Vipsport” ka kontaktuar me drejtues të klubit fierak, të cilët janë shprehur se nuk ka asnjë lëvizje. Madje, shumë shpejt do të nis edhe organizmi dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Apolonia e mbylli sezonin e shkuar në pesëshen e dytë, në ato ekipe që luftuan për mbijetesën, ndonëse asnjëherë nuk rrezikuan rënien. Ndërsa, në sezonin e ardhshëm synojnë që të ngjiten në elitë.

Pritet që nga fierakët të ketë largime, të atyre lojtarëve që nuk kanë bindur por edhe afrime cilësore për të pasur një skuadër kompetitive vitin që vjen.

E.S./Vipsport.al/