Klubi kryeqytetas përgatit rikthimin e madh, ja kur starton faza përgatitore e Dinamos

Dinamo e sezonit të ri nis përgatitjet me 15 Korrik. Drejtuesit blu po punojnë me merkaton, ku fillimisht do të rinovohet me pjesën më të madhe të grupit të lojtarëve që ishin pjesë e ekipit në sezonin e fundit.

Dinamovitët po punojnë edhe për afrimin e 5-6 lojtarëve cilësore, në mënyrë që ekipi mos ta diskutojë ringritjen në Superiore në sezonin e ardhshëm. Madje, nga sa bëhet e ditur blutë kanë siguruar edhe terrenin stërvitore për të vijuar stërvitjen.

Me shumë gjasa ndeshjet e kampionatit, duke qen se është drejt përfundimit “Elbasan Arena” mund të zhvillohen në “Selman Stërmasi”. Deri më tani, nga Dinamo nuk ka asnjë të larguar nga lojtarët që mbyllën sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë.

E.S./Vipsport.al/