Klubet shqiptare me sytë nga goglat, sot mësohen kundërshtarët europianë

Ditën e sotme, klubet shqiptare do të mësojnë kundërshtarët që do të kenë përballë në Kupat e Europës. Kështu, kampionët në fuqi të Partizanit, të cilët marrin pjesë në eliminatoret e Champions, rrezikojnë jo pak teksa kundërshtarët e mundshëm teksa janë shortuar në grupin 2, te skuadrat që janë të renditura me koeficient më të ulët.

Të kuqtë shpresojnë te fati, ndërsa mund të peshkojnë rivalë si Sëlltiku, kampione e Skocisë, Karabaku i Azerbaxhanit apo edhe Sllovan Bratisllava. Ndërkaq, të kalueshëm duken kundërshtarë si Sherif Tiraspoli i Moldavisë dhe Dudelanzhi, skuadra nga Luksemburgu.

Ndërkaq, përveç Partizanit, ditën e sotme do të mësojnë kundërshtarët e tyre edhe Kukësi, Teuta dhe Laçi, që do të marrin në eliminatoret e Ligës së Europës. Ndryshe nga Teuta dhe Laçi, Kukësi duket më i favorizuar në këtë short, teksa i vetmi kundërshtar që duhet të shmangin verilindorët është skuadra e hungareze e Debrecenit. Sakaq, përballje të vështira në horizont për Laçin dhe Teutën, megjithatë ekipet shqiptare kanë si objektiv kalimin e raundit të parë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/