Kërce për të fituar medaljen e artë, “breakdance” bëhet sport në Olimpiadë

Për të fituar një medalje të artë në Lojërat Olimpike duhet shumë punë, vite me mund e sakrificë për të arritu rnë majë. Ose mjafton të kërcesh bukur nën ritmin e muzikës hip-hop. Kjo pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që të cilësojë edhe stilin e kërcimit “breakdance” si një sport olimpik dhe nga viti 2024, do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike.

Në aktivitetin që do të zhvillohet në Paris, kërcimi nën ritmin e muzikës hip-hop do të jetë përkrah disiplinave të reja që janë miratuar së fundmi, si sërfi, skateboard si dhe alpinizmi sportiv.

Por këto tre sporte të tjera do të jenë që në Olimpiadën e radhës, në Tokio, të miratuara prej shumë kohësh pasi Komiteti Olimpik mendon se tërheqin si disiplina një popullsi të gjerë e sidomos rininë.

Megjithatë, të katër aktivitetet botërore të këtyre sporteve do të jenë vazhdimisht në monitorim para ndërthurjes në Lojërat Olimpike. Arsyeja është  sepse janë sporte të cilat kanë kushte të veçanta sa i përket vlerësimit që duhet bërë për dhënien e një medaljeje dhe duhet një sistem i unifikuar pikëzimi para se të bëhen pjesë të aktivitetit. /vipsport.al/