Kategoria Superiore njeh dy rekordmenë absolutë, askush si Selmani e Gjoni

Pak ditë më parë, Kategoria Superiore uli siparin me Partizanin që u shpall kampion dhe Kastriotin që ra zyrtarisht nga Kategoria, duke bërë që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e së Parës. Statistikat e këtij sezoni, janë ndryshe nga sezonet e kaluara duke qenë se përveç se janë luajtur më pak ndeshje për shkak të përjashtimit të Kamzës, janë shënuar edhe më pak gola.

Kjo nuk e ka penguar aspak Eglentin Gjonin dhe kapitenin e Laçit, Gentian Selmanin që të vënë një rekord absolut këtë sezon. Dy futbollistët e Laçit i kanë luajtur këtë sezon të gjitha ndeshjet duke u aktivizuar nga minuta e parë e deri në të fundit. Asnjë e asnjë minutë nga ky sezon, nuk e ka gjetur dyshen e Laçit në stol duke pasur në total 34 ndeshje me nga 3060 minuta secili.

Sakaq, 34 ndeshje ka luajtur edhe mesfushori i Skënderbeut, Nazmi Gripshi por ky i fundit i ka nisur disa takime nga stoli duke luajtur në total 2342 minuta. Vendin e tretë sa i përket minutave të luajtura, e mbajnë Egzon Belica dhe Kristi Vangjeli me nga 34 ndeshje secili dhe me nga 2970 minuta të luajtura në kampionat. /Erjon Allaraj-VipSport.al/