Kastrioti, titullarët i duan të gjithë, nga Teuta te Partizani ja kush preferohet!

Kastrioti ra nga Superliga, por në radhët e krutanëve spikatën shumë futbollistë, nga ata me kontratë afatgjatë por edhe të tjerë që ishin të huazuar nga ekipet e tjera të elitës. Kalaja e Roxher, dy titullarë janë rikthyer te Kukësi ashtu si edhe Shehi që është bërë pjesë e Teutës.

Por, pritet që në merkato janë mesfushori Okebugu apo dhe anësori i djathtë Husein, pa harruar edhe Patrik Bardhin dhe mesfushorin Julian Shehu. Teuta e ka në plane nigerianin Okebugu, aq më tepër që është larguar Traore.

Ndërkohë që Patrik Bardhi e Julian Shehu janë pëlqyer prej kohësh nga drejtuesit e skuadrës së Partizanit. Klubi krutan, ndonëse skuadra kategoria mund të nisi një cikël ndryshe, duke shitur lojtarë dhe duke ndjekur një rrugë edhe më tej, ndonëse në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.

E megjithatë, kjo nuk i pengon që të afirmojnë talente, jo vetëm nga ekipet e tyre të moshave, por edhe të tjerë nga kryeqyteti dhe jo vetëm…

E.S./Vipsport.al/