Kastrioti kërkon ngjitjen në Superiore, akord me dy futbollistë të njohur

Kastrioti ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm dhe po kërkon me çdo kusht që të ngjitet në Kategorinë Superiore. Klubi krutan që qëndroi me shpresa deri në javën e fundit të kampionatit, duket se kërkon tashmë të ngjitet sa më shpejt duke afruar futbollistë të cilët kanë spikatur jo pak.

Kështu, sipas asaj që raporton “Kruja Sport”, Kastrioti ka arritur akordin me dy futbollistë që e njohin mirë kampionatin shqiptar. Ermir Rezi dhe Xhulio Mehmeti do të jenë dy përforcimet e radhës që do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu.

Si Mehmeti, ashtu edhe Rezi, në sezonin e kaluar ishin pjesë të Kamzës në Kategorinë Superiore, por me përjashtimin e tyre pas dhunës së ushtruar ndaj Eldorian Hamitit, futbollistët mbetën të lirë dhe pa kontrata. /Erjon Allaraj-VipSport.al/