KAS i Lozanës konfirmon dënimin e Raiolës, ka kohë deri në korrik për të shitur lojtarët

Mino Raiola është i ndaluar që të ushtrojë profesionin e menaxherit në Itali, pasi dënimi që i ka dhënë Federata Italiane për shkelje të rregulloreve ndërkombëtare për transferimin e lojtarëve është konfirmuar edhe nga KAS i Lozanës. Një telash për menaxherin, por sidomos për klubet italiane që po bënin negociata me të për lojtarë që ai ka në pronësi.

Kjo, pasi për momentin pezullimi ndërkombëtar që i dha FIFA, është ngrirë. Me pak fjalë, Mino Raiola mund të vazhdojë të qarkullojë futbollistë lirshmërisht jashtë Italisë dhe të bëjë negociata për transferimet e tyre. KAS i Lozanës ka vendosur që çështjen e dënimit të FIFA-s që e bënte global atë italian, ta shqyrtojë në ditët e para të korrikut, duke i dhënë praktikisht dy javë kohë Raiolës që të dërgojë ku do të dojë futbollistët që ka në administrim.

Sigurisht që të gjithë i kanë sytë te De Ligt, por edhe te Pol Pogba, e ardhmja e të cilit është në dyshim pasi ka dalë në skenë dëshira e tij për t’u larguar nga Mançester Junajtid në kërkim të një ekipi tjetër ku të ndjehet plotësisht i vlerësuar. /vipsport.al/