Karabak zhgënjen edhe në miqësoren e dytë, këtë herë e ndal Kamer Qaka

Me sa duket edhe Karabak nuk është në formën më të mirë të mundshme në  këtë fillim të fazës përgatitore, ashtu si Partizani. Skuadra azere, me të cilën të kuqtë do të ndeshen në turin e parë të Ligës së Kampioneve, nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshjen e dytë miqësore që ka luajtur sot.

Pas humbjes në sfidën e parë përballë Ludogorets, ekipi i Karabak është ndalur në një barazim pa gola me Universitatea Kraiova të Rumanisë. Përballë, skuadra azere kishte ekipin ku tashmë luan mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamber Qaka, i cili ishte titullar në duelin e sotëm.

Ashtu si në ndeshjen ndaj kampioneve të Bullgarisë, Karabak aktivizoi pjesën më të madhe të titullarëve, pasi trajneri Gurbanov ka rifilluar punë për përgatitjen teknike të duelit me skuadrën shqiptare. Kështu, në fushë ishin emrat e zakonshme si Medvedev, Mishel, Dani Kuintana, Sadikhov apo Riçard Almeida. /vipsport.al/