Kandidat i ri për Hysajn, sondazhe për shqiptarin nga klubi i Serisë A

Elseid Hyasj e ka deklaruar se ky ishte sezoni i fundit me fanellën e Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, tashmë është në pritje të ofertës së duhur për të zyrtarizuar ekipin e ri. Shkodrani ka kërkesa nga klube të Serisë A, ndërsa nuk mungojnë as ato jashtë Italisë, ku më të interesuarit janë spanjollët e Atletiko Madrid.

Megjithatë, përderisa nuk ende asgjë konkrete, së fundmi një sondazh për Hysajn po e zhvillon edhe Roma. Në fakt, emri i skuadrës kryeqytetase nuk kishte dalë asnjëherë në skenë, teksa në brenda Serisë A, ishin përfolur si destinacione të mundshme Interi dhe Juventusi.

Ndërkaq, kjo mund të lidhet me një zinxhir merkatoje, teksa Interi preferon Florencin nga Roma dhe në këtë moment kryeqytetasit ideojnë 25-vjeçarin si mbrojtësin e ri të krahut. Mbetet për t’u parë, por e ardhmja e Hysajt është një rebus mes klubeve italiane dhe Atletiko Madrid.

/Egi Çabeli-VipSport.al/