Kamza u “fshi” nga harta e futbollit, por stadiumin dhe lojtarët e saj i duan të gjithë!

Kamza u përjashtua pas dhunës në sfidën me Laçin, e madje u dërgua në Kategorinë e Dytë! Për tre muaj, qyteti i Kamzës mbeti pa futboll, dukke mos ndjekur skuadrën e tyre të zemrës, por duket e stadiumi i Kamzës ishte kthyer në një strehë për ekipet e tjera të Superiores, apo Kategorisë së Parë, e sidomos Kukësin apo dhe Korabin…!

Por, jo vetëm, duket se lojtarët e Kamzës ata të cilët u përfundon kontrata apo dhe të tjerët me kontratë janë kthyer në objektivin e skuadrave të Superiores.  Që nga Avdyli, Arrabal, Plaku, Peçi, Mumajezi, Zisi, Qaqi, Selaci, Fukui, Malaj, Mehmeti e Rezi. Pra, më shumë se një formacion.

Janë skuadra të elitës, madje nga ato që luftojnë për trofe apo kanë fituar në sezonin që sapo u mbyll por edhe në të Parëm, ku Kamza duket se po shërben si një “treg” që të ofron mall të mirë…!

E.S./Vipsport.al/