Kalendari i Europës / Datat, oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të skuadrave shqiptare

Në pritje për të mësuar nëse skuadrat kosovare do të kalojnë turin paraelimiantor të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, është bërë pak më i qartë kalendari i ndeshjeve të skuadrave shqiptare në këto turne, pasi janë caktuar datat, oraret dhe stadiumet për pjesënëm të madhe të ndeshjeve të tyre.

Në Ligën e Kampioneve, Shkëndija e Tetovës dhe Partizani do të luajnë në ditë të ndryshme ndeshjet e tyre, të ndarë mes të martës dhe të mërkurës. Skuadra e Shkëndijës do të luajë sfidën e saj si pritëse në Shkup, ndërsa Partizani në Tiranë, në “Selman Stërmasi”, duke sakrifikuar disi me orarin e papërshtatshëm të pasdites për të mbajtur sa më pranë tifozerinë.

Në Ligën e Europës, tashmë Laçi, Teuta dhe Kukësi njohin si oraret, ashtu edhe stadiumet ku do të luajnë ndeshjet përkatëse. Bie në sy se Kukësi ka zgjedhur që të luajë në “Elbasan Arena” që në turin e  parë të Ligës së Europës, ndërsa vjet e filloi aventurën europiane si pritës në “Loro Boriçi” në Shkodër. /vipsport.al/