Ka provuar të luajë në Superiore e Maqedoninë e Veriut, ja ku firmosi portieri Eglant Haxho

Portierët rrallë lëvizin dhe ndryshojnë skuadrat, por Eglant Haxho është nga ata që ka provuar të luajë në skuadrat e disa qyteteve të vendit tonë. Në Superiore ka luajtur në Fier, e më pas në Kamzë, Berat, Ballsh, Kukës e Pukë.

Aktualisht portieri 30-vjeçar është pjesë e Llapit, aty ku luajti dhe spikati vjet, e madje ka rinovuar edhe për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që dy vite më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Renovës së Shkupit.

Eglant Haxho ka pasur edhe oferta nga Superiorja, por duket e ka preferuar që të luajë jashtë Shqipërisë, në shtetin fqinj aty ku duket se janë të dashur me futbollistë shqiptarë këtë sezon.

E.S./Vipsport.al/

 

more recommended stories