Juventus përgatit goditjen e radhës me zero, pas Rabiot bardhezinjtë presin një tjetër mesfushor

Juventusi është pranë akordit me mesfushorin Adrien Rabiot. Futbollisti i PSG, është një lojtar i lirë pasi prej kohësh ka prishur marrëdhënien me parisienët. Për mesfushorin ka shumë kërkesa, mirëpo bardhezinjtë mesa duket ia kanë dalë të bindin agjenten dhe njëkohësisht mamanë e Rabiot.

24-vjeçari prej kohësh ka qenë në orbitën e ‘Zonjës së Vjetër’, megjithatë tashmë palët duken më afër se kurrë. Ndërkohë, kampionët e Italisë i kanë ofruar Rabiot një pagë [prej 7 milionë eurosh në sezon, pavarësisht nga 10 që kërkon mesfushori.

Megjithatë, në kontratën e përgatitur do të ketë edhe bonuse të cilat i përafrohen shifrës 10 milionë euro. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe marrëveshje konkretizohet atëherë, Rabiot do të ishte goditja e dytë brenda kësaj vere me parametër zero pas asaj të Aron Ramsej, mesfushorit të transferuar nga Arsenali.

/Egi Çabeli-VipSport.al/