Juventus nuk është dorëzuar për De Ligt, Nedved takon mikun e tij

Matijs De Ligt i ka bërë për vete të gjithë klubet më të mëdha europiane. Mbrojtësi shkëlqeu me Ajaksin, ndërsa tashmë është në pritje të ofertës dhe projektit të duhur për të zyrtarizuar klubin e ri. 19-vjeçari herë duket pranë Barcelonës e herë pranë PSG, teksa Juventusi u duk se kishte hapur krahun në këtë garë.

Megjithatë, bardhezinjtë nuk janë dorëzuar ende dhe po provojnë të gjitha kartat për të transferuar në Torino, De Ligt, Së fundmi, zëvendëspresidenti Nedved, është takuar me agjentin e mbrojtësit, Mino Raiola. Raiola është një mik i madh i Nedved, teksa ka menaxhuar këtë të fundit në kohën kur ishte futbollist.

Nedved kërkon të shfrytëzojë miqësinë, ndërsa Raiola dhe klubi i Juventusit kanë bashkëpunuar në plot raste. Ndoshta, zhvillimi i diçkaje të re në lidhje me De Ligt, mund të jetë edhe arsyeja pse Juventusi duket se ka hequr dorë nga mbrojtësi Manolas, i cili tashmë duket shumë pranë Napolit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/