Juventus në merkato për portier, bardhezinjtë ‘provokojnë’ sërish Napolin

Përveç emrit të trajnerit të ri, i cili ende nuk është zyrtarizuar, apo merkatos për të sjellë në Torino një emër të rëndësishëm për mbrojtjen dhe mesfushën, drejtuesit e Juventusit po planifiojnë edhe transferimin e një portieri. Në fakt, Shezni sërish do ta ketë vendin e sigurt në formacionit startues, pasi bëhet fjalë për një gardian rezervë.

Duke qenë se Perin vuan jashtëzakonisht dëmtimet, atëherë Zonja e Vjetër nuk kërkon të gjendet e papërgatitur gjatë sezonit. Emri më i lakuar në këto ditë është ai Pepe Reina. Portieri spanjoll ka një eksperiencë të madhe mbi supe. Reina është pjesë e Milanit, mirëpo ish-portieri i Liverpulit ka qenë për një kohë të gjatë titullar me Napolin.

Me Sarrin, ka ndarë shumë momente me të kaltrit, ndërkohë që me shumë mundësi tashmë që tekniku do të marrë drejtimin e Juventusit, atëherë portieri do ta preferonte fanellën e bardhezinjve. Në këtë formë, Juventusi provokon sërish Napolin, pas goditjeve të Higuain dhe Sarrit, për të cilin mbetet vetëm zyrtarizimi.