Jo vetëm Totenhem, një tjetër emër i madh anglez vihet në ndjekje të Strakoshës

Shtohen pretendentët nga Premier Liga për Thomas Strakoshën. Portieri i përfaqësueses shqiptare, ndonëse Lacio e deklaron të pashitshëm, vazhdon të tërheqë interesin e klubeve të mëdha dhe për të ka interesim konkret nga skuadra shumë të mëdha.

Finalistët e Champions e ndiqnin prej disa muajsh Strakoshën, të cilin e projektojnë si zëvendësuesin ideal të Hugo Loris, i cili nuk mund të vazhdoj të paraqitet në nivele të larta për shumë vite edhe për efekt të moshës. Në mediat italiane u përfol se londinezët kishin bërë edhe kontaktet e para me klubin italian, duke marrë një “jo” si përgjigje.

Por tani është një tjetër skuadër londineze që ka shfaqur interes për gardianin kuqezi, “La Repubblica” insiston se përveç Totenhem, në garë për lojtarin është edhe Arsenali, i cili tani në verë i dha lamtumirën Petr Çeh dhe ka mbetur pa një alternativë të vlefshme për katërkëndorin. Leno nuk ka bindur plotësisht ndaj kërkohet një emër i ri, për ta bërë të padiskutueshëm në portë për shumë vite në vijim dhe Strakosha plotëson profilin e duhur. /vipsport.al/