Jo vetëm sulmuesi senegalez edhe dy talentet largohen nga Laçi për në Kroaci

Malik Mane ishte largimi i parë pa mbaruar sezoni nga radhët e skuadrës së Laçit, madje ai kishte gjetur edhe gjuhën e mirëkuptimit me presidentin e skuadrës kurbinase, Laska. Por, nuk është vetëm ai…

Dy lojtarë të tjerë që kanë luajtur edhe si titullarë, mbrojtësi Jon Mersinaj si dhe mesfushori me origjinë nga Kopliku, Enis Çokaj janë larguar edhe do të vijojnë karrierën në Kroaci.

Kujtojmë që të dy lojtarët e talentuar u huazuan nga Lokomotiva e Zagrebit te Laçi për të marrë më shumë minuta dhe në formë huazimi. Tashmë që periudha e huazimit u ka përfunduar, të dy lojtarët 20-vjeçarë janë të detyruar që të respektojnë kontratën me klubin kroat.

Laçi po ndjek një strategji me lojtarët e huaj, e madje edhe ka shitur futbollistë ku rasti më i fundit ka qenë beratasi Uzuni, i cili fitoi një vend në kombëtare, por edhe po spikat në radhët e Lokomotivës së Zagrebit duke shënuar edhe 7 gola.

E.S./Vipsport.al/