Ismajli: Kosova është vendi ku kam lindur, jemi të gjithë Shqiptarë

Mbrojtësi Ardian Ismajli, pas ndeshjes është shprehur se pavarësisht se kundërshtari luante me një sulmues, sërish iu desh shumë punë për të mbyllur hapësirat.

Në prononcimin për RTSH, mbrojtësi ndër të tjera theksoi se është i lumtur për Kosovën, është vendi ku ka lindur por në fund të gjithë janë shqiptarë.

“Zëvendësimet bënë të vetën, gjithë varet nga ekipi. Islanda ka fituar me Turqinë, tani jemi më afër Turqisë dhe kemi ndeshjen direkte. Kosova është vendi ku kam lindur, por jemi të gjithë shqiptarë. Kemi pasur punë në mbrojtje, kanë bërë shumë lëvizje. Duhet të lëviznim gjithë kohën për të mbyllur hapësirat”, tha Ismajli.