Ish-trajneri i Partizanit: Lojtarët e Tiranës të lodhur psikologjikisht, Kukësi e meritoi

Ish-trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi mendon se Tirana vuajti në finalen e Kupës lodhjen psikologjike gjatë sezonit dhe nuk arriti të shprehej as fizikisht, ndërsa shtoi se Kukësi e meritoi trofeun. I ftuar në emisionin Kampionët, Dalipi gjithashtu tha se Partizani e meritoi titullin e kampionit por nuk kundërshtar të denjë për të rivalizuar.

Finalja e Kupës

“Të kërkosh të fitosh një finale të vetme është shumë e vështirë për një skuadër e cila lë shumë hapësira, sepse nuk ndryshon në fundin e sezonit, pasi në fundi i sezonit nuk ta lejon këtë. Problematikat që ka pasur gjatë gjithë vitit, lojtarët edhe psikologjikisht janë të lodhur dhe më pas nuk shprehen dot edhe fizikisht. Të dy golat kanë ardhur nga Valdet Rama, mesfusha e Tiranës nuk thyen dot aksionet. Kukësi ishte më bindës, e meritoi fitoren, edhe si rrjedhojë mori edhe Kupën”.

Verdiktet e kampionatit

“Partizani e meritoi kampionatin dhe fituesi nuk gjykohet. Ka qenë cinik gjatë gjithë kampionatit, nuk janë lojtarët e para dy viteve të kalibrit të lartë, por ka lojtarë që vrapojnë të gjithë para dhe mbrapa. Kukësi është penalizuar për faktorin fushë, Skënderbeu me largimin e lojtarëve nga vendimi i CAS, Flamurtari nga problemet financiare. Ka qenë i merituar por nuk kanë pasur një kundërshtar të denjë si niveli i tij për t’u përballur dhe rivalizuar deri në fund”, tha Dalipi.

more recommended stories