Ish-sulmuesi misterioz i Partizanit rikthehet në Maqedoni, prezantohet te Shkupi

Klubet nga Maqedonia kanë nisur punën për forcimin e skuadrave duke qenë se kanë mbetur edhe pak javë nga ndeshjet e Europës. Ashtu si edhe sezonin e shkuar, edhe këtë verë do të luajë Shkupi në Europë dhe për të forcuar skuadrën kanë nisur punën me afrimet.

Sot është prezantuar Fatjon Jusufi, sulmuesi i cili në merkaton e verës u transferua te Partizani dhe vetëm pak ditë më vonë u largua dhe klubi raportonte se nuk mund të qëndronte larg familjes. Në fakt, ishte jo pak e çuditshme pasi Jusufi përfundoi në kampionatin armen me Shirakun.

Jusufi nga sot është zyrtarisht i Shkupit duke u rikthyer edhe njëherë në Maqedoni pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Renovës ku edhe ka shkëlqyer si futbollist. /Erjon Allaraj-VipSport.al/