Ish-mesfushori i Kamzës firmos në Kosovë, Llapi prezanton Arrabal

Ish-mesfushori i Kamzës, Bruno Arrabal ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar në kampionatin e Kosovës. Arrabal nga sezonin i ardhshëm do të jetë pjesë e Llapit në superligë, ndërsa në sezonin e kaluar ishte aktivizuar në 21 ndeshje për Kamzën në kategorinë Superiore.

Megjithatë, penalizmi i klubit nga komisioni i disiplinës, kishte shkaktuar që braziliani të ishte pa skuadër. Sakaq, ishte vetë klubi i Llapit që nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar se ka firmosur një kontratë njëvjeçare me mesfushorin 27-vjeçar.
Njoftimi i klubit:

“ZYRTARE: Bruno Arrabal prezantohet tek Llapi.
Podujevë, 26 qershor 2019 – Pas marrëveshjes së arritur mes KF Llapit dhe futbollistit brazilian, Bruno Arrabal, meqë rast gjatë ditës së sotme është nënshkruar kontrata 1 vjeçare dhe në edicionin e ri Arrabal do veshë fanellën bardhekaltër të Llapit.Bruno Arrabal, 27 vjeç, i lindur më 22.02.1992, është mesfushor defanziv i cili vjen nga Kategoria Superiore, në sezonin e fundit u paraqit në 21 ndeshje për Kamzën.
Mirësevjen BRUNO ARRABAL!
Vazhdojmë…” shkruhej në postimin e Llapit.