Ish-mesfushori i Interit shok me Gjimshitin te Atalanta, bergamaskët përgatisin rikthimin

Ky që lamë pas ishte një sezon për të mos u harruar nga Atalanta. Bergamaskët e mbyllën kampionatin në vendin e tretë dhe për të parën herë në histori siguruan një biletë për në grupet e Ligës së Kampionëve, ku do të marrin pjesë në sezonin e ardhshëm.

Pjesë e padiskutueshme e këtij suksesi ishin dhe dy shqiptarët, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha, edhe pse ky i fundit, ndryshe nga mbrojtësi, pjesën e dytë të sezonit e ndoqi nga stoli. Tashmë, bergamaskët së bashku me arkitektin e ekipit, trajnerin Gasperini, kanë nisur nga puna për të përforcuar organikën e lojtarëve. Së fundmi në mediet italiane qarkullon lajmi se Atalanta është e gatshme të kthejë në Itali ish-mesfushorin e Interit, Fredi Guarin.

Kolumbiani prej vitit 2016 është pjesë e kampionatit kinez, ku aktivizohet me skuadrën e Shengai Shenhua. Mirëpo, pas 3 viteve Guarin duket se ka dhënë miratimin për t’u rikthyer në Serinë A, ku ishte një ndër më të dalluarit me fanellën zikaltër. Megjithatë, edhe këtë herë nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, mesfushori do të vishet sërish zikaltër, por duke përfaqësuar Atalantën.

/Egi Çabeli-VipSport.al/