Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Intervista për Vip Sport / Agolli: Partizani s’ka nevojë për këshillat e mia, ja pse jam tifoz me Karabakun

“Kam kaluar më shumë vite te Karabak se te Tirana”. Këto fjalë të Ansi Agollit i cili ka deklaruar gjithmonë se ka “gjak bardheblu”, tregojnë më qartësisht lidhjen që ka krijuar ai me klubin azer. 10 vite në  një klub nuk janë pak për një futbollist, sidomos në ditët e sotme, ndaj Agolli e pranon se kjo lidhje e shtyn që kurdoherë të bëjë tifozllëk për ish-skuadrën e tij.

Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, në një intervistë për Vip Sport tregon më mirë se pse këtë lloj ndjesie në mbështetje të azerëve do ta ketë edhe në ndeshjet ndaj Partizanit, të cilin e këshillon të bëjë dy ndeshje perfekte, pasi në të kundërt do të jetë e vështirë që të kalojë kampionët në fuqi të Azerbajxhanit.

Partizani dhe Karabaku në turin e parë, sa shanse ka Partizani për kualifikim?
Shanset janë aty pasi në futboll çdo gjë është e hapur dhe gjithçka është e mundur. Me logjikë, normalisht me eksperiencën që ka Karabaku në Champions apo Europa League është më me eksperiencë për këto turne dhe e shoh më para se Partizani. Se sa shanse janë, e vendos fusha pasi varet se çfarë do të japin skuadrat në fushë.

Çfarë duhet të bëjë Partizani për të mundur Karabakun?
Mendoj se Partizani duhet të bëjë dy ndeshje perfekte me zero gabime. Nëse pëson gol në këto turne është e vështirë të rikuperosh. Kaq i mjafton, të bëjë dy ndeshje perfekte kundër Karabakut.

Me kë jeni tifoz në këtë ndeshje, ndoshta edhe si një ish-futbollist bardheblu?
Tifoz… (qesh) tani mendoje vetë sepse unë kam luajtur te Karabak për 10 vite, kam trajnerin si babanë e dytë, pasi 10 vjet është i njëjti dhe më jetëgjati që kam pasur në karrierë. Është kapiteni i skuadrës me të cilin kam luajtur 10 vite. Kemi ngrënë bukë bashkë, kemi kaluar momente të vështira dhe të mira. Janë Medvedev apo Garagarajev, Riçard Almeida dhe jemi bërë si vëllezër, plus kohën që kemi kaluar pasi 10 vite nuk janë pak. Pa përmendur drejtuesit, menaxherin, drejtorin apo presidentin. Te kjo skuadër kam qenë si në familje pasi 10 vite nuk janë pak por rreth 70% të karrierës sime. Pa dashur t’i mbesë hatri askujt, mendoj se Karabak ka qenë shtëpia ime e dytë për shumë e shumë vite dhe do të mbetet gjithmonë. Ajo që më lidh me Partizanin është se është një skuadër shqiptare dhe rivalitetin që kam pasur kur luaja me Tiranën. Gjë tjetër nuk më lidh me këtë skuadër, ndërsa Karabaku është… kam kaluar më shumë vite te Karabak se te Tirana.

A do ta ndihmoje Partizanin për informacion në rast se kërkon ndihmë?
Nuk mendoj se e kërkon ndihmën time. Është e thjeshtë pasi me teknologjinë që ka avancuar, trajneri mund të marrë informacione nga interneti. “InstaScout”, “WyScout” ka çdo informacion të ekipeve kundërshtare ku luan, me minuta, lëvizje taktike dhe si luan. Nuk besoj se Partizani merr informacione nga njerëz të tjerë, pasi në kohët e sotme interneti të jep mundësi të shkosh gjithkund. /Erjon Allaraj/vipsport.al/