Inter ‘financon’ zëvendësuesin e Lukakut, Mançester Junajtid sytë nga sulmuesi i rivalëve

Romelu Lukaku duket gjithnjë e më pranë Interit. Sulmuesi belg sipas asaj që raportojnë mediet angleze ka arritur akordin personal me zikaltërit, ndërsa tashmë dy klubet duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Megjithatë, dëshira e futbollistit do të thotë shumë.

Sakaq, ‘Djajtë e Kuq’ kanë filluar lëvizjet e para për të gjetur zëvendësuesin e Lukakaut. Sytë e drejtuesve të Junajtid janë nga sulmuesi i Arsenalit Pier Emerik Aubamejang. Aubamejang ka pasur një sezon të mirë me ‘topçinjtë’ teksa golat nuk kanë munguar, megjithatë nuk arriti të triumfonte në Ligën e Europës.

Ndërkohë, Aubamejang preferohet edhe për arsyen se tashmë ia ka dalë të përshtatet në futbollin anglez. Për ta bindur, Arsenalin ta lëshojë gabonezin nuk do të jetë e lehtë, aq më tepër tek një rival direkt. Por, Junajtid ka gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për të bindur londinezët, para që do të sigurohen nga transferimi i Lukakut në Itali, te Interi. /vipsport.al/