Iku nga grumbullim i Shqipërisë për një tjetër kombëtare, Molla: Kisha një mundësi, me zemër jam shqiptar

Futbollistët të cilët i kanë përgjigjur negativisht një ftese nga Shqipëria për të luajtur për një tjetër ekip kombëtar janë të shumta, por rasti i Marko Mollës është pak më i çuditshëm. Portieri 17-vjeçar grumbullohej para pak kohësh nga Shqipëria U17 dhe vetëm pak ditë më vonë, ai u largua nga grumbullimi dhe u bashkua me Italinë U17 duke i dhënë kështu fund aventurës me kuqezinjtë.

Pak ditë më parë, Molla ka firmosur një kontratë profesioniste me Bolonjan dhe do të jetë portieri i tretë i skuadrës. Në një intervistë të dhënë për “shkodrasport”, portieri 17-vjeçar ka pranuar se me zemër mbetet shqiptar, pavarësisht zgjedhjes së bërë.

“Unë dua të falënderoj Shqipërinë për të gjitha grumbullimet që kam bërë për të, por Italia më dha një mundësi të artë dhe u mundova ta shfrytëzoj. U shpalla nënkampion Europe në vetëm pak muaj që jam pjesë e saj dhe kjo padyshim që është diçka fantastike.

Megjithatë, unë kudo them se jam shqiptar. Vërtetë kam lindur në Itali, por zemrën e kam shqiptare. Prindërit e mi janë shqiptarë dhe prandaj edhe unë shqiptar do mbetem gjithë jetën”, tha mes të tjerash Molla. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

DUBLIN, IRELAND – MAY 16: Christian Dalle Mura and Marco Molla of Italy congratulate each other during the 2019 UEFA European Under-17 Championship semi-final match between France and Italy at Tallaght Stadium, on May 16, 2019, in Tallaght, Dublin, Ireland.