Igli Tare hedh sytë nga Danimarka, gjen futbollistin që i duhet Inzagit

Igli Tare ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe mbrojtja duket se është reparti për të cilin Lacio ka më shumë nevojë për ndërhyrje. Drejtori sportiv i Lacios, ka piketuar disa futbollistë për këtë repart dhe ka nisur kontaktet ndërkohë që në pistë ka dalë një tjetër emër.

Denis Vavro është mbrojtësi të cilin Tare kërkon që ta marrë me çdo kush te Lacio. Mbrojtësi sllovak që aktivizohet me Kopenhagenin është një nga më të rëndësishmit e skuadrës dhe për shërbimet e tij, duket se Lacio është gati që të paguajë 10 milionë euro, ofertë kjo që nuk e plotëson kërkesën e Lacios.

Klubi kryeqytetas kërkon që ta shesë futbollistin për të paktën 12 milionë euro, pasi shihet si mbrojtës me shumë potencial. Ai është 23 vjeç dhe 1.93 m i gjatë, të cilin Kopenhageni e ka blerë para 2 vitesh për vetëm 1.4 milionë euro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/