I përjashtuar nga Europa, por Skënderbeu përfaqësohet nga moshat në Itali!

Skënderbeu po mendon për të ardhmen dhe projekti për ndërtimin e një akademie moderne ka kohë që ka nisur të marrë “jetë” në Korçë, me ekipet e moshave. Ndonëse prioritet kanë pasur nga presidenca skuadrat U-17 dhe U-19, prej të cilave vitet e fundit kanë dalë disa lojtarë të talentuar, të cilët ose janë pjesë e skuadrës së parë, ose janë huazuar apo janë larguar dhe luajnë sot në Superiore apo Kategorinë e Parë.

Por, ndërkohë që këtë sezon skuadra e parë korçare nuk mori pjesë në kompeticionet europiane, duket se në Korçë ndihen të përfaqësuar. Do të jetë skuadra e U-13 e Akademisë së klubit bardhekuq që do të luajë dhe do të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në Itali pas dy muajve.

Në këtë turne nuk marrin pjesë vetëm skuadra U-13 të Italisë apo por akademi edhe “matanë” Europës. Ndërsa turneu zhvillohet në datat 5,6,7,8,9 shtator të këtij viti në Ravena.

E.S./VipSport.al/