I ka përfunduar kontrata, një nga titullarët e bardhebluve drejt largimit

Nga Tirana deri më tani janë larguar lojtarët e huaj, Atinga, Maveje, Sentamu e Oduamadi. Por ka erdhe futbollistë ë kanë qenë titullarë e madje edhe që kanë spikatur sezonin e shkuar të cilëve u ka përfunduar kontrata.

Për ta kanë mbërritur ofertat nga Superiorja. Bedri Greca duket se mund të ndryshojë destinacion, nëse Tirana nuk arrin të rinovojë. Mesfushori me tipare sulmues,e që sezonin e shkuar ka realizuar 4 gola, tashmë në moshën 28-vjeçare është në kulmin e karrierës dhe mund të ndryshojë destinacion.

Greca ka spikatur në dy sezonet e fundit me Tiranën, ndërsa eksperienca në Superiore nuk i mungon pasi është aktivizuar me ekipet e Tërbunit, Kukësit, Flamurtarit e prej dy sezoneve është pjesë e skuadrës së Tiranës.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të veprojnë drejtuesit e klubit 24 herë kampion me Grecën.

E.S./Vipsport.al/