Hysaj flet për të ardhmen: Kështu po marrim identitet, golit jam duke iu afruar

Elseid Hysaj ka marrë një rol të ri si mesfushor dhe në një prononcim për “Supersport” u shpreh se ashtu ka më shumë mundësi për të shënuar duke u shprehur se Shqipëria po merr identitet.

“Më pëlqeu loja që bëmë pasi kemi identitet dhe po bëjmë lojën për të cilën po punojmë. Mesfushor? Po bëj mirë aty dhe po më pëlqen pasi po i afrohem portës dhe kam mundësi për gola dhe shpresoj ta shënoj golin duke u njohur me zonën.

Kemi fituar me lojë të mirë sot pasi kishim raste por jo fat. Kjo është rruga e duhur dhe do të rritemi më shumë. Skuadra ime e radhës është pushimi pasi kam dy vite kontratë me Napolin dhe pas pushimeve do të diskutoj për të ardhmen time. Pushimet do t’i bëj aktive”, tha Hysaj. /VipSport.al/