Hysaj: Duhet të mësohem me rolin afër portës, shiritin e kapitenit e drejtë ta mbajë Mërgimi

Pas ndeshjes, Elseid Hysaj u shpreh i lumtur për fitoren. Në prononcimin për RTSH, mbrojtësi ndër të tjera theksoi se duhet ende kohë të mësohet me rolin ri në fushë, i cili i jep më shumë mundësi të jetë pranë portës.

“Duke ia marrë dorën skemën jam i lumtur për lojën që po bëj, aq më shumë për fitoren. Është e drejtë ta mbajë Mërgimi shiritin e kapitenit, kur të më vijë radha mua do ta mbaj unë. Po punojmë për sulmin dhe duhet të mësohemi të gjejmë golin. Shpresojë gjithnjë të luaj dhe të jap maksimumin në Kombëtare”.

Rastet e humbura

“Te e para mendova se isha jashtë loje, por pastaj e kuptova që nuk isha, duhet të mësohem me rolin të jem afër portës. Duhet të punoj për të arritur pjesën e golit”, tha Hysaj.

more recommended stories