Humels rikthehet në shtëpi, mbrojtësi largohet nga Bajerni dhe bashkohet me Dortmundin

Mungon vetëm zyrtarizimi, megjithatë duket e përfunduar marrëveshja që dërgon sërish Mats Humels tek Dortmundi. Mbrojtësi, i cili ishte pjesë e verdhezinjve nga viti 2009 deri në vitin 2016, ka vendosur të kthehet në shtëpi.

Është revista gjermane ‘Kicker’ ajo që ka bërë të ditura edhe kostot e operacionit, teksa në arkat e rekordmenëve bavarezë do të shkojnë 38 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Tashmë mbetet për t’u parë se si Humels do të pritet nga ultrasit e Dortmundit, të cilët asnjëherë nuk ia falën tradhëtinë në momentin kur u largua drejt Mynihut.

Ndërkohë, sa i përket aspektit sportiv kjo është një tjetër goditje e rëndësishme në merkato nga ana e verdhezinjve pas Julian Brandt dhe Torgan Hazard. Dortmundi ka si objektiv rikthimin e titullit, teksa këtë sezon i shkuan shumë pranë, por do të tentojnë tashmë edhe me Humels në organikë të thyejnë bavarezët.

/Egi Çabeli-VipSport.al/