Hasani pas pjesës së parë: Ekipi pati shthurje, na duhet patjetër goli i barazimit!

Valdet Rama dhe Edon Hasani kanë folur pas përfundimit të 45 minutave të para të finales së Kupës së Shqipërisë, ku Kukësi kryeson 1-0, me gol të Vasil Shkurtajt. Rama tha shkurt se skuadra e tij duhet të finalizojë aksionet për të mbyllur ndeshjen:

“Na duhet të finalizojmë aksionet tona për të shënuar sërish. Duhet të vazhdojmë të japim maksimumin deri në fund të ndeshjes”, – theksoi Valdet Rama.

Në krahun tjetër, Hasani e ka vënë direkt gishtin në plagë: “Ishte një pjesë e parë për t’u harruar. Ekipi pati shthurje në lojë dhe na duhet të reagojmë, na duhet të paktën një gol barazimi për t’u futur në lojë. Pjesa e parë ishte për t’u harruar, e ritheksoj”, – u shpreh Hasani për “Supersport” pas pjesës së parë. / Vipsport.al