Harrojeni Van Dijk, Mançester Sitit i kërkohet shifër faraonike për një mbrojtës

Mançester Siti ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe prej kohësh ka si dëshirë që të marrë mbrojtësin e Anglisë, Herri Meguajër. Mbrojtësi që aktivizohet me Lesiterin në Premier Ligë, ka shprehur disa herë dëshirën për t’u bashkuar me një skuadër më të madhe por problem mbetet kërkesa që Leisteri ka.

“Dhelprat” synojnë që ta shesin mbrojtësin për plot 90 milionë euro shifër kjo e kripur duke marrë parasysh faktin se flitet për një mbrojtës dhe jo për një tjetër rol. Pak kohë më parë, rekordin e transferimeve e theu Virxhil Van Dijk duke kaluar nga Southemptoni te Liverpuli për plot 80 milionë euro.

Leisteri ka qenë në kohët e fundit preja e preferuar e Sitit duke qenë se vetëm pak kohë më parë i rrëmbeu edhe Riad Mahrezin me jo pak polemika dhe tani synon të marrë një tjetër yll. /Erjon Allaraj-VipSport.al/