Hames: Në Madrid ka shumë njerëz që komandojnë, nuk kam folur kurrë me Zidan

E ardhmja e Hames Rodrigez duket e qartë. Kolumbiani, pasi mbylli huazimin dy vjeçar te Bajerni i Mynihut, tashmë po kërkon një tjetër aventurë pasi Reali i Madridit ia ka bërë të qartë se nui mbështetet te cilësitë e mesfushorit.

Nga Kupa e Amerikës, ku po merr pjesë me Kolumbinë, Hames është rikthyer të flasë për madrilenët, teksa nga fjalët e tij duket sikur lojtari kërkonte një mundësi për të bindur Zidan. “Ende nuk e di ku do të transferohem, dua të jem i qetë dhe po mendoj për Kupën.

Mendoj se brenda klubit ka njerëz që komandojnë dhe nuk mund të bëj asgjë. Nuk kam folur kurrë me Zidan”, u shpreh Hames. Mesfushori edhe pse ka akoma një kontratë me Los Blancos, nuk do të kthehet në Madrid, teksa do të niset menjëherë për destinacionin e tij të radhës. Napoli është shumë pranë kolumbianit, kjo edhe për shkak të marrëdhënies së Hames me trajnerin Ançeloti, me të cilin ka punuar te Reali dhe Bajerni.

/Egi Çabeli-VipSport.al/